Digjet banesa në Vlorë/ Gjithçka e mbuluar nga tymi, banorët në panik, ja momenti kur ndërhyjnë zjarrfikësit (Video)

Vlore

Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë paraditen e sotme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi zjarrfikësit ndërhynë në kohë për shpëtimin i të moshuarit që banonte aty.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” momentin kur kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe kanë shuar flakët. Ai raportoi se nga zjarri është djegur pjesërisht kuzhina e banesës.

Në video shihen banorët që të trembur përpiqen të ndihmojnë të moshuarin, teksa e gjithë banesa dhe shkalla është mbuluar nga tymi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×