Lorenco Pelegrini nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë, pasi është vendi ku ia ka dalë me skuadrën ku disa nga kapitenët më të mëdhenj romakë si Agostino Di Bartolomei , Françesco Toti dhe Daniele De Rosi kanë dështuar.
Mesfushori është në fakt kapiteni i parë i lindur në qytetin e Romës që ngre një kupë europiane me fanellën verdhekuqe.
Përpara tij nderi e kishte Xhakomo Losi , një italian nga provinca e Kremonës, i cili ngriti Kupën e Panaireve në vitet 1960-61 dhe Sergio Santarini , i lindur në Rimini, i cili ngriti Kupën Anglo-Italiane në 1972.
Arena e Lajmit

Loading…