Qëlloi me armë në drejtim të fëmijëve, vetëdorëzohet në polici 49-vjeçari nga Shkodra

Policia Shkoder

Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës 49-vjeçari Agron Mehmeti, i cili mbrëmjen e kaluar terrorizoi fëmijët, teksa qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar.

Ndërkohë, 49-vjeçari Mehmeti goditi me qytën e pistoletës një nga fëmijët. E gjithë ngjarja ndodhi pasi djali i 49-vjeçarit u konfliktua me disa fëmijë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×