“Ruaj kujtime nga Korça, e kanë respektuar garën”, kapiteni Vila: Besojmë ende te Europa, e mposhtim Skënderbeun!

Teuta e mbyll sezonin në transfertë ndaj Skënderbeut. Kjo është një sfidë e rëndësishme për Teutën, sepse synon fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Europë, çka do të ishte një mrekulli, pasi duhet që të parakalojë Kukësin e Vllazninë dhe më pas të shpresojë te fitorja e Laçit në finale të Kupës. Para kësaj ndeshjeje, për “Panorama Sport” foli kapiteni Emiljano Vila. Në prag të këtij dueli ai shprehet se Teuta do të kërkojë tri pikët, teksa shton se nga Korça ruan kujtime të bukura.

Vila

Jua bën akoma më të lehtë fitoren fakti që Skënderbeu është i rënë tashmë?

Jo, mendoj se është një ndeshje e vështirë. Ne i dë shirojmë tri pikët. Kemi tri ditë që po stërvitemi dhe po e vlerësojmë maksimalisht këtë takim. Skënderbeu është skuadër, që pavarësisht që ka rënë nga kategoria, e kanë respektuar garën. Kanë një grup lojtarësh, që japin maksimumin në fushë.

Besoni se mund ta arrini vendin e katërt në këtë javë të fundit?

Ne prandaj punojmë, prandaj stërvitemi, që të marrim maksimumin ose të mundohemi të marrim më të mirën. Do të luajmë për ta fituar ndeshjen dhe për të vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive, më pas se çfarë rezervon fati, të shohim.

Çfarë prisni nga ndeshja meSkënderbeun?

Unë jam i bindur se ekipi ka forcën, kurajën dhe shpirtin e garës për t’u paraqitur në fushë sa më mirë të jetë e mundur. Ne e dimë që kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë. Ne jemi të përgatitur dhe jam besim plotë për fitoren.

Çfarë ndjesie është të luash ndaj ish-skuadrës?

Çdo sfidë kundër Skënderbeut e kam speciale, kam kaluar shumë mirë në atë qytet, kam shumë kujtime të bukura. Ne vijmë pas disa rezultateve pozitive. Jemi një Teutë shumë më e konsoliduar dhe me një grup shumë më të fortë. Teuta ndaj çdo kundërshtari luan për fitore.

Sa pikë më tepër mendoni se mund të kishit pas shumë luhatjeve dhe cila është ndeshja që ju ka mbetur në mendje për mënyrën se si kanë shkuar gjërat?

Me atë që kemi dhënë në fushën e lojës mendoj se duhet të kishim më shumë pikë, por për shumë faktorë, këtë gjë nuk e kemi arritur. Nuk është se kam ndonjë ndeshje peng, por ato ndeshje që nuk fiton, të mbeten pishman dhe duhet të kishim bërë më mirë.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×