Beteja e ashpër ligjore, si avokatët e Angelina Jolie e ndoqën Brad Pitt edhe në ‘SAG Awards’

Angelina-Jolie-brad-pitt-4-2

Dhe i pandehuri është…

Avokatët e Angelina Jolie ishin aq ‘të dëshpëruar’ për të bërë Brad Pitt-it të merrte pjesë në gjyqin mbi kantinë franceze të ish-partnerëve, saqë ata i vendosën dikë që ta ndiqte dhe mbikëqyrte në ngjarjet më të bukura në Hollywood me shpresën për ta kapur atë në befasi dhe për t’i dorëzuar dokumentat, ka mësuar ‘Page Six’ .

Sipas medias amerikane ata dërguan një djalë për t’u përballur me yllin e “Fight Club” me dokumentet në ndarjen e çmimeve ‘SAG 2022’ në shkurt, teksa diçka të tillë do e kishin provuar edhe në ‘Oscars’, por avokatët e Pitt e ndërprenë çështjen.

Burimet thonë se mbikëqyrsit e kishin pasur të vështirë t’i dorëzonin Pitt letrat – gjë që e bën një kërkesë ligjore për dikë që t’i përgjigjet një gjykate – dhe shpresonin se ai do të shfaqej në ‘SAG Awards’ si një fitues i mëparshëm (në 2020) edhe pse ai nuk u nominua këtë vit.

Fatkeqësisht për ta, ai nuk mori pjesë.

Avokatët e Jolie po përpiqeshin t’i kërkonin Pitt-it të dorëzonte të dhënat dhe korrespondencën në lidhje me kantinë e verës ‘Château Miraval’. Ish-çifti, i cili u nda në shtator 2016, janë të përfshirë në një betejë komplekse mbi pronësinë e biznesit pasi Jolie shiti aksionet e saj.

Jolie dhe Pitt u martuan në kantinë e sipërpërmendur në vitin 2014, gjashtë vjet pasi morën kontrollin e kompanisë. Kjo e fundit më pas ia shiti aksionet e saj kompanisë së pijeve Stoli, teksa Pitt akuzoi ish-gruan e tij se e bëri këtë pa dijeninë e tij. Kjo ndezi një betejë ligjore në të gjithë SHBA-në, Francën dhe Luksemburgun, por avokatët e Jolie kanë qenë të suksesshëm në përpjekjen e tyre për të marrë dokumentet nga Pitt dhe menaxheri i tij i biznesit.

Së fundmi, një gjykatës në Kaliforni tha se Pitt dhe partnerët e tij duhet t’i dorëzojnë këto dokumente. Ndërkohë, Page Six ka raportuar se burime pranë Jolie pohojnë se Pitt ishte ende i frustruar pas ndarjes së tij me Jolie.

Ish-çifti, të cilët kanë gjashtë fëmijë, ishin bashkë nga viti 2005 deri në vitin 2016, kur u ndanë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×