
Beyonce ka shumë arsye për të qenë e lumtur dhe sigurisht që familja e saj është në krye të listës.
Vetëm një ditë para publikimit të albumit të saj të shumëpritur, ‘Renaissance’, fituesja e ‘Grammy-t’ ka ndarë një mesazh të veçantë kushtuar frymëzimeve të saj më të mëdha: Fëmijëve të saj dhe Jay-Z, Blue, 10 vejç, Rumi, 5 vjeç dhe Sir , 5 vjeç.
“Ky projekt u regjistrua gjatë tre viteve të pandemisë,” shkroi ajo në faqen e saj të Internetit krahas një fotografie të rrallë me fëmijët e saj. “Një kohë për të qenë të qetë, por edhe një kohë kur zbulova se isha më krijuese. Krijimi i këtij albumi më krijoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën.”
Në mesazhin e saj, 40-vjeçarja vuri në dukje se albumi ishte gjithashtu një udhëtim i bukur.
“Dua të falënderoj Rumi, Sir dhe Blue që më dhanë hapësirën, kreativitetin dhe frymëzimin”, shtoi ajo. “Dhe një falënderim i veçantë për bashkëshortin dhe muzën time, që më mbajti gjatë atyre netëve të vona në studio.” Në selfie-n e ëmbël, nëna e tre fëmijëve shihet pranë fëmijëve të saj në shtrat, teksa ata të 3 janë në gjumë.
Beyoncé falenderoi gjithashtu “Xhaxhi Xhonin”, kumbarin e saj, i cili siç shpjegoi, “ishte personi i parë që më ekspozoi muzikë dhe kulturë që shërbeu si frymëzim për këtë album”.
Dhe sigurisht, këngëtarja nuk harroi prindërit e saj Tina Knowles dhe Matthew Knowles për këshillat e tyre.
Po për ‘Beyhive’? “Shpresoj të gjeni gëzim në këtë album”, shtoi ajo. “Shpresoj që t’ju frymëzojë të çlironi strresin. Dhe të ndiheni po aq unikë, të fortë dhe seksi sa jeni.”