Tirana mbyll sezonin fantastik që kaloi me sfidën e fundit të Superiores përballë Kukësit në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas përfundimit të sfidës, do të fillojë festa e titullit të 26-të kampion që bardheblutë fituan këtë sezon.
Kështu klubi ka zgjedhur që t’i bëjë një dhuratë të veçantë për tifozët e saj, duke i mundësuar hyrjen falas të gjithë mbështetësve të saj për këtë ndeshje.
Hyrja ishte vendosur me çmimin 300 lekë të reja, por duke parë situatën, klubi vendosi që ta bënte falas.
Arena e Lajmit

Loading…