E mban larg syrit publik, Maluma kapet mat me të dashurën gjatë pushimeve

maluma-edashura-panorama-plus

Maluma sapo i është bashkuar listës së gjatë të të famshmëve që kanë zgjedhur Ishujt Baleare për pushimet e tyre verore. Gjatë gjithë këtyre javëve, ne kemi parë aty Aitana dhe Miguel Bernardeau; Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez; dhe María Pedraza dhe Álex González. Të gjithë kishin tre gjëra të përbashkëta: ata ishin në Ishujt Baleare, ishin çift dhe në bordin e një anijeje.

Dhe Maluma nuk do bën përjashtim! Këngëtari kolumbian është fotografuar me të dashurën e tij Susana Gomez në një jaht duke lundruar në detet e ishullit parajsor Formentera.

Këngëtarja i ‘reggaeton’ dhe Susana Gomez kanë marrë me qira një jaht luksoz për të kaluar disa ditë në Spanjë dhe sigurisht të shkrepin disa foto për Instagram. Paparacët e kanë kapur çiftin gjatë udhëtimit të tyre në Formentera dhe kanë shkrepur disa foto në të cilat Susana i bën foto Malumës

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Just Jared (@justjared)

E shihni si pozon Maluma para të dashurës së tij? Ata janë të adhurueshëm! Fotot që Susana i ka realizuar, ylli i ‘Felices los 4’ i ka publikuar në profilin e tij në Instagram, por ajo që nuk dinim ishte se kush ia kishte shkrepur. Epo dyshimi u zgjidh: personi që ishte pas kamerës në ‘postimin’ seksi të Maluma ishte e dashura e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Maluma është në një lidhje me Susana prej kohësh. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Susi Gómez (@susimaluma)

Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Ndërsa Maluma gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.

Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetë thjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×