Krimi makabër në një familje në Divjakë, policia: Si ndodhi ngjarja

Policia

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje nga krimi në Divjakë, ku djali mbyti babain e tij të moshuar. Vrasja ndodhi në fshatin Remas të Divjakës.

Sipas burimeve zyrtare, Andrea Stasa akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë babain e tij, Mitër Stasa.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×