Për të gjithë depozituesit që po mendojnë çfarë të bëjnë me kursimet e tyre, Fibank ka përgatitur zgjedhjen më të mirë për këtë verë.
Llogaria e kursimit SUPER jep mundësinë për të menaxhuar më mirë kursimet sipas qëllimeve dhe dëshirave personale. Fibank ofron mundësinë për interesa maksimale çdo ditë që paratë qëndrojnë në llogari, kombinuar me Fleksibilitet të lartë, një avantazh shumë i mirë pasi mund të depozitoni ose tërhiqni në çdo moment që ju nevojiten paratë pa humbur interesat e fituara.
Norma e interesit 2% vlen për të tre monedhat në të cilat mund të hapet kjo llogari LEK, EUR dhe USD. Nuk kërkohet shumë minimale për këtë llogari duke i lejuar të gjithë depozituesit të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.
Ky produkt është një nga më të mirët e ofruar mes shumë produkteve të tjera interesante dhe inovative që janë pjesë e zhvillimit të biznesit të Fibank, duke synuar kombinimin e tipareve më të mira ne funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të eksperiences së klientëve.