Angel di Maria ka vendosur të jetë Juventusi e ardhmja e tij dhe pret ofertën zyrtare të bardhezinjve, por ndërsa priste vendimin e sulmuesit argjentinas, ka qenë Masimiliano Alegri ai që ka marrë kohën e tij.
Trajneri i bardhezinjve, pavarësisht gjithë vlerësimit që ka për 34-vjeçarin, po peshon argumentet pro dhe kundër. Fakti që në xhepat e lojtarit mund të shkojnë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset për 1 vit me opsion për 1 vit tjetër, është një rëndesë e konsiderueshme për llogaritë e Juves, ashtu si motivimi.
Alegri kërkon të formojë një organikë të motivuar dhe ka dyshime për Di Marian që ka fituar shumë dhe ka 34 vite mbi supe dhe për këtë i ka kërkuar klubit kohën për të vendosur.
Arena e Lajmit

Loading…