
Një moment i tmerrshëm u është xhiruar nga një fans gjatë një koncerti në Hong Kong, teksa një nga monitorët e mëdhenj të videove ra nga vendi ku ishte instaluar mbi kërcimtarët në skenë.
Grupi i djemve “Mirror” po luante në ‘The Hong Kong Coliseum’ të enjten mbrëma kur u ndodhi ngjarja e frikshme. Në videot që po qarkullojnë shihet se grupi është duke performuar kur papritmas një video-monitor i varur në tavan bie drejtpërdrejt mbi një nga kërcimtarët.Ekrani i rëndë bën një goditje të drejtpërdrejtë, duke i rënë balerinit në kurriz dhe duke e fiksuar poshtë në dysheme. Më pas një pjesë tjetër e ekranit rrëzon edhe një balerin tjetër.
Raporohet se të paktën pesë persona janë plagosur dhe tre janë shtruar në spital. Menaxheri i grupit, Ahfa Wong, doli në skenë pas incientit për të kërkuar falje dhe anuloi pjesën e mbetur të shfaqjes.
Ky nuk është incidenti i parë që ka ndodhur kohët e fundit gjatë serisë së vazhdueshme të koncerteve të Mirror në Hong Kong Coliseum, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 25 korriku deri më 6 gusht.
Gjatë performancës së tyre të 26 korrikut, një anëtar i grupit, Frankie Chan , u rrëzua nga skena ndërsa mbante një fjalim, duke shkaktuar reagime nga fansat e shqetësuar se vendi nuk po zbatonte masat e sigurisë për muzikantët. Pas asaj ngjarjeje, mbi 13,000 fansa nënshkruan një peticion duke u kërkuar organizatorëve që të kujdesen më mirë për interpretuesit.