VIDEO/ Situata e krijuar pas luftës në Ukrainë, qeveria “hap thesin”, Ministrja Krifca: 30 mijë lekë bonus për çdo hektar grurë

4545454

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar se Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për miratimin e një fondi prej 1.2 miliardë lekë, që i shtohet buxhetit të Skemës Kombëtare për mbështetjen e fermerëve.

Ajo tha më tej se duke marrë shkas nga situata në botë pas luftës në Ukrainë dhe bllokimit të eksportit, për çdo femerë që do të mbjellë një hektarë me grurë, për çdo hektarë, do të marrë bonus 30 mijë lekë të reja

 

“Kemi miratuar një fond prej 1.2 miliardë lekë, që i shtohet buxhetit të skemës Kombëtare të këtij viti, duke e çuar në 4.9 miliardë lekë, buxheti më i madh i vënë ndonjëherë në dispozicion.

E shtymë më tej këtë gamë sepse duam t’i vijmë në ndihmë të gjithë fermerëve për uljen e kostos së prodhimit.

Kemi pasur një sezon mjaft të mbarë të prodhimit të grurit, gati historik, hambarët janë mbushur plot, gjithsesi duke parë dhe fenomenet në botë, për të rritur pavarësinë tonë ushqimore në aspektin e prodhimit të grurit, kemi menduar të fusim një masë të posaçme, ku për fermerët që prodhojnë mbi një hektarë grurë do marrin 30 mijë lekë të reja mbështetje për hektarë”, u shpreh ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×