VIDEO/ Zjarr në Spitalin e Fierit, njerëzit dalin jashtë të tmerruar, pamje nga vendngjarja

Zjarr

Një zjarr ka rënë në Spitalin e Fierit, ku siç shihet nga pamjet që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, pacientët e personeli kanë dalë jashtë të tmerruar.

Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në sallën e grafisë, në katin e parë të spitalit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×