Vizita në Kiev, media ukrainase: Kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut miratojnë deklaratën për statusin e vendit kandidat për në BE

Capture

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është takuar me kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, të cilët morën pjesë në takim përmes një video-telefonate. Pjesëmarrësit e takimit miratuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të dhënies së Ukrainës statusin e kandidatit për në BE, shkruan Agjencia ukrainase e lajmeveInterfax.

“I jam mirënjohës të gjithëve për miratimin e deklaratës sonë të përbashkët në mbështetje të dhënies Ukrainës statusin e kandidatit për në BE”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev të mërkurën.

“Vendet tona duhet të jenë anëtarë të plotë të BE-së dhe ne jemi dakord që shtetet tona nuk janë rivalë në këtë rrugë evropiane. Ato vetëm përforcojnë mundësitë e njëri-tjetrit,” tha presidenti i Ukrainës.

Zelensky tha gjithashtu se “ky takim tregon mbështetjen e kryeministrave, si dhe të popujve të tyre, për integritetin tonë territorial, sovranitetin tonë, kursin tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE, si dhe domosdoshmërinë për të sjellë të gjithë kriminelët rusë të luftës para përgjegjësisë për atë që ata kanë bërë kundër Ukrainës në tokën tonë dhe kundër Evropës”.

“Ne jemi dakord që një mbështetje edhe më e fortë për Ukrainën duhet të jetë një përgjigje taktike efektive ndaj agresionit të Rusisë. Paketa e shtatë e sanksioneve duhet të jetë po aq e dukshme për vendin agresor sa të gjashtë të mëparshmet së bashku,” tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×