
Analisti Artur Zheji, në emisionin “Pikat mbi i” në News24 u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha po përpiqet të hapë kanale të reja komunikimi për të tërhequr energji të reja opozitare.
“Hajdeni dera është e hapur, hajdeni në kullën time. Kjo besoj se është shqetësimi i njerëzve, pasi duket se doktori ftesën e ka personalizuar”, u shpreh Zheji.
Nga ana e tij analisti Fatos Lubonja tha se sot problem për vendin është kryeministri Edi Rama, pasi ka kapur të gjitha mekanizmat e shtetit.
“Ai po kërkon të hapë kanale komunikimi dhe të thithë energji, pasi e kupton se opozitarizmi që po drejton nuk ka një raport të ri në fushën e betejës politike. Por a është përbashkues doktori? Njerëzit duket se janë të ndarë…Pra kjo kërkesë e doktorit është për kthim energjie, por a do të arrihet kjo gjë”, tha Zheji.
Lubonja: Opozita që duam ne është diçka shumë tjetër. Edhe sot mund të themi që nuk është…Kjo situatë problem ka Ramën, jo Berishën. Rama ka kapur të gjitha mekanizmat e shtetit, për të mos lejuar opozitë, jo opozitën e Berishës. Ky është problemi kryesor që ka Shqipëria. Pra opozitarët duhet të gjejnë një bashkëpunim për t’ju kundërvënë kësaj të keqeje të madhe.