Fotot nga paparazzi/ Dash Sula dhe Evis Kushi më shumë miq sesa rival

dash-evis-1

Ai deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, ajo ministre e Arsimit si dhe deputet e Elbasanit. Të dy kundërshtarë politikë, në foto miq të interesuar me një emërues të përbashkët.

Flasim për Dash Sulën dhe Evis Kushin që këtë të enjte kanë vendosur të kalojnë pak kohë së bashku, me gjasa për të diskutuar rreth probleme të qarkut të përfaqësojnë. Të dy kanë bërë së bashku një copë të rrugës, dhe me aq sa mund të dallojmë në foto janë shumë të përfshirë në bisedë.

Megjithatë kjo nuk duket edhe një bisedë aq zyrtare. Ashtu si shihet, dy rivalët në politikë, gëzojnë një marrëdhënie të mirë mes njëri-tjetrit. Teksa largohen, ata nuk i kursejnë edhe përshëndetjet, apo dorën në qafë duke treguar se gëzojnë një respekt për njëri-tjetrin. Një shembull ky që muajt e fundit e kemi parë shpesh në radhët e deputetëve tanë, por gjithmonë jashtë Parlamentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×