“Nuk kam qenë kurrë kapiten i Tiranës”, Gent Muça: Nuk ke të ngopur kur…

Edhe pse minutazhi ka qenë i pakët këtë sezon, Gentian Muça ka një meritë të madhe në këtë titull të Tiranës, ku me sjelljen dhe përkushtimin e tij, ka ndihmuar në mbajtjen e bashkuar të grupit. Në prononcimin gjatë festës së titullit, 35-vjeçari u shpreh:

Screenshot_18-1

“Jam shumë i gëzuar, ndjesë e veçantë. Titulli i dytë në 3 vite, nuk ke të ngopur, kur gëzon me familjen tënde dhe të gjithë tifozët bardheblu.

Nuk kam qenë kurrë kapiten i Tiranës, por janë disa njerëz tifozë të Tiranës, që më kanë ditur sikur jam kapiten. E ardhmja, kismet ka kohë.

Një skuadër me traditë si Tirana, ta imponon këtë sjellje brenda dhe jashtë fushës. Djali i madh e ka fituar parvjet medaljen, kjo e sotmja i takon të voglit”, deklaroi Muça për mikrofonin e “Supersport”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×