Piromanët riaktivizojnë sërish zjarrin në zonën e Krastës, forca zjarrfikëse të Krujës në terren për të shuar flakët

Zjarri

Vatra e zjarrit në zonën e Krastës është riaktivizuar sërish. Mësohet se flaka është vënë sërish në anën tjetër të malit nga persona ende të paidentifikuar.

Aktualisht zjarri ka shkrumbuar hapësira të mëdha pyjore.

Ndonëse zjarri është neutralizuar disa herë përgjatë 72 orëve, riaktivizohet sërish nga piromanë.

Ndërkohë në terren ndodhen edhe forca zjarrfikëse të Krujës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×