Emiliano Çela ka komentuar disfatën e Kastriotit të tij, i cili u mposht në ndeshjen e fundit të kampionatit me rezultatin 1-3 nga Vllaznia. Në një prononcim për “Super Sport”, Çela ka treguar ndjesitë për arritjet e këtij sezoni, të cilat i ka cilësuar si të jashtëzakonshme si dhe ka lënë të ardhmen në pikëpyetje duke u shprehur se ajo mbetet ende për t’u vendosur.
“Kemi luajtur me ekipe që kanë pasur objektiva në vetvete. Gjithsesi, ne objektivin e kemi arritur prej gjashtë javësh. Të gjithë e dinë që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme duke shpëtuar pa ‘play-off’ gjashtë javë përpara, madhështore!
Më vjen mirë që i shoh çunat duke u rritur dita ditës nga ana profesionale, duke punuar dhe duke luftuar. Jam shumë i lumtur. Shpresoj që klubi ua që klubi të vazhdojë me këtë mënyrë profesionalizmi dhe me këtë mënyrë pune.
Lojtarëve u komunikoj gjithmonë se si të sillen, brenda dhe jashtë fushës. Rëndësi ka që të jenë kokulur, të mbajnë stërvitshmëritë dhe të përmirësohen, pasi futbolli asnjëherë nuk ka fund.
E ardhmja?
Nuk kam asgjë për të thënë me këtë gjë, sinqerisht. Po pres të takohem me drejtuesit dhe të vendosim se çfarë do bëjmë për të ardhmen”, deklaroi Çela.
Arena e Lajmit

Loading…