
Po mbyllet edhe ky sesion parlamentar, por jo pa pasur të ftuar edhe fëmijët. Javën e shkuar, disa fëmijë kanë marrë pjesë në seancën parlamentare, duke i dhënë të tjera ngjyra politikës.
Kamerat fokusuan të ftuarit e vegjël në lozhën mbi sallë, teksa ishin të ulur disa fëmijë. Por ajo që nuk u pa nga kamerat, ishte ky takim i ngrohtë mes deputetet së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe fëmijëve të saj.
Veç fëmijëve të shumtë që ishin në sallë, të ftuar ishin edhe binjakët e deputetes. Përpara se të futeshin në sallë, Jorida, këtë herë në rolin e mamasë, ka dal për t’i bërë gati në hyrje të Parlamentit. Gjithnjë brenda kornizave të politikanes, kjo është ndër pozat e deputetes më të ëmblat që kemi mundur të kapim.