Fotot nga paparazzi/ Edona Bilali në ditët e fundit të shtatzënisë

bilali-2

Për shumë muaj, ministrja ka mundur ta mbajë të fshehur shtatzëninë e saj. Por teksa format rrumbullakoseshin edhe më tej, e pamundur të mos binte në sy pritja e ëmbël.

Pak muaj më parë, “Panorama” zbuloi edhe lajmin e mirë që vinte nga Bilali, duke zbuluar edhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Por, tashmë që ky vit parlamentar po mbyllet, duket se edhe shtatzënisë po i vjen fundi.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ministren nga ditët e saj të fundit të shtatzënisë. E veshur me një fustan rozë të gjerë, ajo ende nuk ka hequr dorë nga takat, duke preferuar që të ruajë imazhin zyrtar edhe gjatë seancave parlamentare. Në shtator, një sërë punësh e presin në krye të Ministrisë, por natyrisht që prioritet do të jetë fëmijë që pritet të lind së shpejt.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×