
Gati për të marrë përsipër bizneset e familjes…
North West së fundmi u ndal në studion e ‘Yeezy’, brandit të Kanye West, dhe ‘kontribuoi’ me disa dizajne për linjën e modës së babait të saj. Në fotot e shpërndara nga mamaja e saj Kim Kardashian në Instagram Stories, 9-vjeçarja shihet se përdori një ngjyrë të zezë për të vizatuar dy fytyra të frikshme me sy të errët. Ato ishin zbukuruar me gërsheta që dukej se ishin bërë nga flokë të vërtetë. Madje, një nga gërshetat i del nga goja.
Në foto të tjera nga vizita, North mund të shihet me një palë syze të argjendta nga koleksioni i reperit. Kim shkroi në mbishkrimin e fotove, “YR 3022 @YEEZY SHDZ”. Kjo nuk është hera e parë që North shfaq stilin e saj artistik. Gjatë një interviste në shtëpinë e saj me ‘Vogue’, Kim tregoi veprën artistike “emo” të vajzës së saj, e cila përfshinte një autoportret me qymyr me sy bosh dhe një gojë që merr frymë nga zjarri, të ngjashme me krijesën në skicat e reja.
“Më pëlqen të shoh personalitetin, gjendjen shpirtërore dhe gjithçka që ajo kalon dhe ndjen”, tha Kim për pasionin e vajzës së saj për artin. “Ka qenë vërtet një hobi i mrekullueshëm”.
Shtatorin e kaluar, themeluesja e SKIMS foli për anën ‘e errët’ të North në ‘Ellen DeGeneres Show’, duke thënë se të gjithë fëmijët e saj janë shumë të ndryshëm. “North është si goth – ajo është në ‘Hot Topic’,” i tha ajo prezantueses Ellen DeGeneres. “Ajo vendos tatuazhe të rreme në fytyrën e saj dhe dëgjon ‘Black Sabbath’ dhe është si një vajzë goth.” (*goth- një person që vesh kryesisht veshje të zeza, përdor grim të errët dhe shpesh ka flokë të lyer me ngjyrë të zezë.)
Këto publikime nga Kim vijnë disa javë pasi North ishte ylli i ‘Javës së Modës në Paris’. Përveç pamjeve të saj novatore nga ‘Balenciaga’ dhe markës së babait të saj, ‘Pastelle’, North ashtu si nëna e saj u shfaq me zinxhirë në hundë në shfaqjen e modës së Jean Paul Gaultier. Pamja e saj ngjitur me steampunk përfshinte një jelek dhe një fund me vija, të veshur me një jakë të bardhë me kopsa dhe kravatë të zezë, aksesorë, çizme deri tek gjuri, një beretë me vija.
North ka marrë shumë nga prindërit e saj, sidomos nga Kanye, dhe me siguri në të ardhmen do jetë po aq e famshme dhe e suksesshme sa ata, ndoshta edhe më shumë.