Në skadencë me Juventusin, kampioni i Europës drejt skuadrës tjetër të Serisë A

Federiko Bernardeski është në skadencë kontrate me Juventusin në qershor dhe me shumë mundësi do të largohet nga Torino.

BERNARDESKI

Sulmuesi, i cili u shpall kampion i Europës me Italinë në EURO 2020 ka dhënë pëlqimin e tij për Napolin ku edhe në të shkuarën klubi nga Kampanja e ka kërkuar me ngulm.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, shifrat në tavolinë janë 3 milionë euro në sezon dhe tratativa është në rrugën e duhur edhe pse nuk ka asgjë konkrete.

Në sezonin që përfundoi, 28-vjeçari është aktivizuar gjithsej me Juventusin në Serinë A në 28 ndeshje nga ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 3 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×