
Dua Lipa u shfaq super seksi me një minifund dhe një xhaketë xhins teksa ndau një sërë fotosh me vëllain e saj Gjinin në Instagram. Këngëtarja 26 vjeçare dukej në super formë në veshjen dy-pjesësh me printe teksa pozonte për një foto në Çikago.
Artistja me origjinë shqiptare e kombinoi veshjen e saj me një palë çizme deri tek gjuri. Flokët i kihste kapur gjysmë dhe mbante një çantë dore të zezë. Në një foto tjetër, Dua dhe vëllai i saj u shfaqën me veshje-mushama kundër shiut me ngjyrë të verdhë të ndezur ndërsa po udhëtonin në Ujëvarat e Niagarës. Ky udhëtim erdhi pas incidentit me fishekzjarre në koncertin e saj ku ngelën 3 të lënduar. (KLIKO)
Dua u shfaq gjithashtu me disa miq.
Disa ditë më parë Dua tregoi se Gjini është kthyer në shokun dhe shoqëruesin e saj më të mirë. Dua ndau fillimisht një video me të voglin e familjes duke shkruar: “Shoku im i turit”. Më pas ajo ka bërë sërish një postim me një grup fotosh me Gjinin. “Përsëri në turne ~ me ndihmësin tim të besueshëm ~ Montreal shihemi sonte!!!!”- shkruante ajo.
View this post on Instagram
Dua u shfaq së fundmi në “Lollapalooza” që e cilësoi si një moment historik në karrierën e saj. Plot 120 mijë persona kënduan dhe kërcyen me këngëtaren me origjinë shqiptare duke i falur asaj një nga mbrëmjet më të paharrueshme. Në një reagim në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare shkruan se performanca e saj e parë në Festival ishte në 2016 dhe kishte shpresuar të rikthehej sërish. Dua shprehet krenare dhe e lumtur teksa shton se ka derdhur lot gëzimi.
“Nata e kaluar ishte një moment historik për mua në karrierën time dhe unë jam përpjekur të gjej fjalët gjatë gjithë mëngjesit.
Jam shumë mirënjohëse për çdo hap në këtë rrugëtim që më solli këtu në këtë moment – të jem në gjendje ta bëj këtë shfaqje për ju. Faleminderit të gjithëve që besojnë në mua mjaftueshëm për të më vendosur në këto skena. Unë nuk do ta harroj kurrë ‘Lollapaloozën’ time të parë në Çikago më 29 korrik 2016. Kisha këtë dëshirë të vazhdoja të kthehesha dhe të shihja turmën të rritet pak më shumë Ky është viti im i tretë në Lolla dhe performanca ime e 5-të këtu – nuk do të mund të kisha bërë asnjë nga këto pa grupin tim të jashtëzakonshëm, këngëtarët e mi, kërcimtarët dhe ekipin tim që japin zemrat e tyre natë pas nate. Jam e nderuar që mund të ndaj skenën me ju të gjithë dhe t’ju shikoj duke shkëlqyer. Unë jam shumë krenare dhe e lumtur, nuk mund të kërkoja diçka më të bukur. E mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Faleminderit Chicago! Me lot gëzimi!”
View this post on Instagram