Qëlluan shqiptarin me karrige në kokë para finales së Ligës së Konferencës, lihen në burg dy ultrasit holandezë

Gjykata e Tiranës ka vendosur 15 ditë burg për dy tifozët e Feyenoord që u përfshinë në akte dhune dhe ekstreme ndaj një shqiptari më 24 maj, një ditë para finales së Konferencë Ligës që u mbajt në Tiranë.

PA

Dy tifozët ultras të Feyenoord plagosën shqiptarin tek zona e njohur si “9 kateshet”, duke e gjuajtur dhe me karrige.

Dy të rinjtë, 21 dhe 23 vjeç u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Tifozët goditën me sende të forta një shqiptar që mori dëmtime në kokë nga goditjet edhe me karriget e lokalit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×