Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 22 vjeçari në Korçë

Korce

Një person ka rënë në pranga për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Në kuadër të operacionit ‘Perimetri 180’ është arrestuar Xh. Q., 22 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe S. K., 45 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në minierën e qymyrgurit në Mborje-Drenovë, një pjesë rripi të transportierit, i cili iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kuadër të operacionit policor “Perimetri 180”, ndërsa tjetri për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri 180”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Q., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në minierën e qymyrgurit në Mborje-Drenovë, një pjesë rripi të transportierit, i cili iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×