Video/ I përmendi Kajmakun, “tërbohet” Rama dhe i kthehet ashpër Tabakut: Bëre kapërcim shumë të madh, fole për linjën “Alo Doktor”!

Kuvendi3

Vijon debati e përplasja e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes demokrate, Jorida Tabaku.

Deputetja Tabaku i përmendi Ramës arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, dhe kjo gjë acaroi kryeministrin.

Ai mori menjëherë fjalën për procedurë, duke i thënë Tabakut se bëri një kapërcim shumë të madh, teksa kaloi nga domatet te dekriminalizimi.

Tabaku: Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi që jemi në një situatë jo të mirë. Po të isha në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, por ndoshta në politikë mendojmë ndryshe, për ta përdorur dobësinë e tjetrit e për të bërë politikën e ditës. Politikën e ditës në fakt duhet ta bësh me ato që ke marrë mbi supe, me Kajmakët, me gjizën e gjalpin e radhës.

Rama: E kam për procedurë, sepse Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizimi dhe ishte një kapërcim nga tema. Kapërcim shumë i madh nga tema, megjithatë dy fjalë kisha për të. Tabaku fole për një linjë telefoni antikorrupsion, ajo ka qenë linja “alo Doktor”, nuk ka qenë linjë e qeverisë sonë. ishte një linjë “Alo Doktor”. Dhe nga ana tjetër e telefonit presupozohej që dilte Doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit. S’ka problem, përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju i përmendni ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor, që po e sjellim ne.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×