VIDEO/ Shtëpia u përfshi nga flakët, si ndërroi jetë foshnja 6 muajshe në Tiranë, nëna e kishte lënë me gjyshen. Dyshimet se si u shkaktua zjarri

Screenshot 20220708 004204 Whatsapp

Një ngjarje tronditëse u regjistrua gjatë natës në kryeqytet, ku pas rënies së zjarrit në një banesë ka ndërruar jetë foshnja 6-muajsh. Zjarri ra në një hyrje apartamenti në një banesë pranë Maternitetit të ri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në banesë në kohën kur ra zjarri ka qenë gjyshja dhe foshnja, ndërkohë që nëna e fëmijës, e cila ishte e divorcuar, nuk kanë qenë në momentin e ngjarjes. Ndonëse në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, zjarri ishte përhapur në banesë.

Po ashtu për të shuar zjarrin u përfshinë edhe banorë të lagjes. pavarësisht ndihmës mjekësore, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë, ndërsa gjyshja fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ka dyshime se zjarri është shkaktuar nga një energji elektrike.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×