Zbardhet shkaku i zjarrit që i mori jetën foshnjës në Tiranë, gjyshja s’kishte paguar energjinë dhe ia kishin ndërprerë, pak para se ta zinte gjumi…

Zjarri Shtepia

News24 dhe BalkanWeb zbardhin shkakun e zjarrit në banesën te Materniteti i ri, ku si pasojë e asfiksisë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe. Gjyshja dhe nipi i saj 6-muajsh ndodheshin në banesë, kur flakët e qiririt shkaktuan zjarrin që përpiu bodrumin dhe tërë banesën.

Dëshmitarë të ngjarjes dhe banorë të lagjes thanë për News24 se 4 orë para ngjarjes, e moshuara Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj, pasi nuk kishte energji elektrike, sepse ia kishin ndërprerë.

E moshuara nuk kishte paguar energjinë elektrike. Teksa ndodhej vetëm në banesë me nipin e saj, gjyshja kishte ndezur qiriun dhe e kishte vendosur mbi komodinë.

Të moshuarën e ka zënë gjumi dhe e ka lënë qiriun ndezur. Komodina, ku ishte vendosur qiriu, ka marrë flakë dhe më pas flakët janë shpërndarë në të gjithë banesën. E moshuara është zgjuar nga gjumi dhe, kur ka parë flakët, ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×