Debati për 29 titujt/ Çfarë ka ndodhur me trofetë e Tiranës

Në “Selman Stërmasi” është hapur një banderolë me tre numra: 39- 42-67. Në fakt, triada e numrave nuk ka ndonjë lidhje astrologjike.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 5.11.51 PM (1)

Thjesht një pikë takimi. Janë tri vitet kur Tirana pretendon se ka fituar titujt, por që i janë hequr padrejtësisht. Dihet që gjithmonë te Tirana thonë se kanë 29 tituj dhe jo 26 që njihen nga FSHF-ja. Po çfarë ka ndodhur?

TITUJT – Asambleja e FSHF-së vite më parë vendosi që, të paktën për momentin, kampionatet e luajtura në vitet 1939 dhe 1942 nuk mund të konsideroheshin të rregullta dhe të pranueshme juridikisht. Më 1939 dhe 1942 kampione doli Tirana, por sipas federatës, këta turne u zhvilluan në kohën e pushtimit nga Italia fashiste. Sipas komisionit, gjërat juridikisht nuk përputhen, pasi asokohe Federata e Futbollit ishte shkrirë nga Italia fashiste.

Ishte 24 qershor 1967. Tirana dhe Partizani luajtën ndeshjen derbi të javës së 19-të të kampionatit. Përfundoi 2-1 me fitoren e Tiranës. Ishte vërtet një habi e madhe të shihje të nesërmen disa nga titujt e faqeve kryesore të gazetave? “Me vendim të federatës, Tirana dhe Partizani humbin në tavolinë ndeshjen 0-3, u hiqen nga 3 pikë dhe humbin 0-3 të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit”.

Vendimi që dënon kaq rëndë ekipet u mor nga Ministria e Brendshme dhe iu kalua më pas për ekzekutim FSHF-së. Partizani ishte larg luftës për titull duke konsideruar distancën me pikë nga kreu, e vetmja rrugë që Dinamo të fitonte kampionatin do të ishte ndëshkimi i Tiranës – kryesuesve në tabelë. Justifikimi, shkak debati i dy lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×