Dyshohet se ndërtoi shtëpi bari, Holanda arreston majorin e ushtrisë shqiptare

19550745 401

Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Top Channel, duke iu referuar policisë së Holandës, raporton se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.

Pas arrestimit ushtaraku shqiptarë, është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes së një shtëpie, për rritje kanabisi.

Policia e Holandës deklaron se Dinoshi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×