Mbape nis pushimet, ylli francez fotografohet në momente të nxehta në shoqërinë e vajzave seksi

Ylli francez, Kilian Mbape po kalon një periudhë absolutisht të ‘çmendur’.

Talenti është në një pikë kthese në karrierën e tij dhe së fundmi i është dashur të zgjEdhë mes qëndrimit në klubin e tij aktual, PSG dhe largimit drejt Real Madrid. Një zgjedhje e vështirë, por më në fund sulmuesi 23-vjeçar vendosi të qëndrojë edhe tre vite në klubin e vendlindjes.

Një çështje që pati ndërhyrje në nivelin më të lartë të shtetit pasi Presidenti i Republikës Franceze, MaKron, personalisht e këshilloi lojtarin për zgjedhjen e tij. Tashmë i qetë dhe i lumtur që ka zgjatur kontratën e tij në kryeqytet, bashkëlojtari i Nejmarit dhe Mesit mund të shijojë disa javë pushime të merituara.

A ka mënyrë më të mirë për t’u çlodhur sesa të shkoni për një xhiro në Croisette, mes yjeve dhe fansave që kërkojnë autografe?! Pas mbylljes së pushimeve, Kilian Mbape vendosi të nisej drejt jugut të Francës. Kampioni i botës ka shkuar në Festivalin e Filmit në Kanë që po mbahet këto ditë. Ai nuk shkoi vetëm pasi shoku i tij Achraf Hakimi e shoqëroi në këtë arratisje të vogël në Kanë.

Pasi u shfaq mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq e u pa në shoqërinë e yjeve si Leo DiCaprio, Eva Longoria etj. sot ai është fotografuar në plazh me disa miq në shoqërinë e disa vajzave seksi. Numri 7 i PSG shihet në momente të nxehta duke qeshur e mbajtur në krah bukuroshet.

Identiteti i tyre nuk është zbuluar ende nga mediat, por pushimet e Mbape janë gjithmonë të tilla, të çmenduara, në plazh me vajza seksi.

 

 


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×