“Ndërroi jetë pasi ra nga biçikleta”, zbardhet e vërteta e aksidentit të 63-vjeçarit që vdiq në spitalin e Beratit. Një i arrestuar

Policia

Ndonëse ishte raportuar si ngjarje aksidentale, zbardhe te vërteta e vdekjes së një 63-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin e Beratit.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 29 qershor, ku si fillim u raportua se viktima me inicialet K. H., kishte rënë nga biçikleta e për pasojë kishte marrë plagë të rënda, duke humbur jetën në spital.

Por pas hetimeve rezultoi se ai ishte përplasur nga një motomjet. Pas hetimeve, pas hekurave përfundoi 27-vjeçari me inicialet E.D, i cili drejtonte motorin.

NJOFTIMI I POLICISE
Dimal/U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me AMP, zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 29.06.2022, ku mbeti i lënduar rëndë një 63-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital.

Identifikohet dhe vihet në pranga shtetasi që aksidentoi me motomjet 63-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic – Drenovicë”, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi K. H., 63 vjeç, i cili më pas, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më datë 29.06.2022, u gjet në rrugë, i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi K. H. Në bazë të dyshimeve të krijuara se 63-vjeçari nuk ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, siç u raportua fillimisht, por ishte goditur nga një mjet tjetër, gjithashtu bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, falë bashkëpunimit me AMP, u referuan materialet në Prokurori, si dhe u bë regjistrimi i procedimit penal, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë me prova ligjore i kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i shtetasit E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Drenovic, Dimal, për veprat penale të lartpërmendura.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic-Drenovicë”, rreth orës 20:00, shtetasi E. D., duke drejtuar një motomjet, pa targa, ka goditur shtetasin K. H., i cili ka qënë duke drejtuar biçikletën dhe është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e goditjes me motomjet, 63-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, në datën 30.06.2022.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×