Rrihte ish-bashkëjetuesen dhe e kërcënonte me jetë, arrestohet i riu i dhunshëm në Dibër (EMRI)

Policia Diber11

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar dhe ka kërcënuar ish-bashkëjetuesen e tij. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Gentian Ismaili, nga Dibra.

NJOFTIMI I POLICISE
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×