
Jo të gjithë janë ‘crazy in love’ pas një prej këngëve më të reja të Beyoncé!
Fituesja e Grammy-t po ndryshon një rresht në një këngë të shfaqur në Renaissance , albumi i saj i parë solo që nga viti 2016, për shkak se teksti është kritikuar dhe quajtur ofendues nga komentuesit në rrjet, madje edhe nga një avokat i njerëzve me aftësi të kufizuara.
Ndërsa ka pasur shumë emocione rreth publikimit të albumit, kënga “Heated” përmban fjalën “spaz” gjatë një vargu në të cilin Beyoncé këndon: “Spazzin’ on that ass, spazz on that ass”.
Për shumë njerëz në fushën e mjekësisë, “spaz” i referohet një paaftësie që e bën të vështirë për njerëzit të kontrollojnë muskujt e tyre, veçanërisht te krahët dhe këmbët. Më 1 gusht, skuadra e Beyonce konfirmoi për E! News se teksti i këngës do të ndryshohet duke shkruar, “Fjala e përdorur jo qëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet”.
Gjatë fundjavës, The Guardian publikoi një artikull në të cilin autorja Hannah Diviney komentonte tekstin. “Angazhimi i Beyoncé për të treguar histori muzikore dhe vizualisht është i pashembullt, siç është fuqia e saj për t’i kushtuar vëmendje botës rrëfimeve, betejave dhe përvojës së gjallë të të qenit një grua e zezë”, shkroi ajo. “Por kjo nuk e justifikon përdorimin e saj të gjuhës ofenduese.”
Megjithatë, albumi Renaissance i Beyoncé u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme nga një artiste femër në vitin 2022 deri më tani, pavarësisht se u zbulua në internet disa ditë para publikimit.