
Njihuni me “Mommy Minion”!
Kim Kardashian hoqi konturin e saj të njohur dhe buzët nude për një pamje më plot ngjyra – realizuar nga vajza e saj, North West. Duke përqafuar trendin e grimit “Minions” që ka përfshirë rrjetin social TikTok, 9-vjeçarja transformoi nënën e saj në një nga personazhet e verdhë të filmave vizatimorë duke përdorur magjinë e kozmetikës.
North përdori katër paleta të ndryshme për të krijuar efektin, duke e lyer fytyrën e themelueses së ‘Skims’ në të verdhë të ndezur përpara se të vizatonte në të syze të rrumbullakëta dhe të përfundonte ‘makeupin’ me buzë blu vezulluese.
@kimandnorth💛 MOMMY MINION 💛♬ Minion_lovers – Matthew 🎸
Kardashian, madje u përkushtua plotësisht në trend, duke u kombinuar edhe me veshjen. Ajo kishte zgjedhur një veshje të gjithën xhins.
Tutoriali i bukurisë u nda nga llogaria e përbashkët e Kardashian dhe North në TikTok , e cila “menaxhohet nga një i rritur” dhe ka shtatë milionë ndjekës.
JoJo Siwa (e cila është një fanse e famshme e North) gjithashtu provoi dorën e saj në trend kohët e fundit, duke mbuluar të gjithë fytyrën e saj me kristale të verdhë, të zezë dhe të bardhë për më shumë shkëlqim.
Ndoshta ndryshimi i Kardashian, i frymëzuar nga Minion, është përpjekja më e fundit e North për të detyruar nënën e saj të adoptojë pamje më shumëngjyrëshe; Ylli i reality ka thënë se vajza e saj e madhe “ankohet” kur vesh shumë të zeza .