Kryetari i KLSH-së pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, ja çfarë u diskutua në takimin zyrtar

454545454

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan.

Kryetari i KLSH-së dhe Ministri Rau vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndërtuar tashmë me NIK-un e Polonisë.

Gjatë vizitës në KLSH, Rau vendosi një kurorë me lule në pllakatën përkujtimore në nderim të ish-Presidentit të Polonisë dhe ish-Presidentit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, Lech Kaczynski, e cila është vendosur në hyrje të institucionit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×