Nga 15 mijë gjobat e ‘Rrugores’ te kapja e autorit të masakrës së Çoles, Policia bën bilancin, çfarë ndodhi gjatë javës në Shqipëri (VIDEO)

3bc9a102 Ee37 4da1 Bf83 E7b539255b7c

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e operacioneve të zhvilluara gjatë kësaj jave në vend që kanë çuar në arrestimin e disa të kërkuarve në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, ku bie në sy ndalimi i autorit të masakrës së Çoles, Ani Begaj.

Gjithashtu vihet re ndërmarrja e një numri të madh masash administrative ndaj përdoruesve të mjeteve, mbi 15 mijë të marra në të gjithë vendin në vetëm 7 ditë.

BILANCI I POLICISË:

Përkushtim dhe punë profesionale nga të gjitha strukturat e Policisë, në të gjithë vendin. Dhjetëra operacione të zhvilluara, bashkëpunime me partnerët ndërkombëtarë, kontrolle dhe monitorime në çdo skaj të territorit, me qëllimin e vetëm, luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni kriminal, në çfarëdo forme të shfaqjes së tij.

Vijon puna, nga të gjitha strukturat e Policisë, në çdo skaj të vendit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë dhe të qetë. Gjatë kësaj jave ka nisur patrullimi intensiv nga shërbimet e Policisë, në plazhe, si dhe është finalizuar operacioni policor “Bregdeti i lirë”, si rezultat i të cilit u liruan hapësira publike në zonën e Porto Romanos, të zëna në mënyrë të kundërligjshme, me 400 komplete me çadra dhe shezlongë. Po në këtë kuadër, Policia Kufitare e Shëngjinit u erdhi në ndihmë 7 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat homologe, në kuadër të operacioneve “Double” dhe “Member”, u vunë në pranga 3 shtetas në kërkim ndërkombëtar, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit “Chasing”, pas disa minutash ndjekjeje nga Policia e Vlorës, u kap dhe u vu në pranga Ani Begaj, i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, si dhe u arrestua 26-vjeçari që e shoqëronte dhe e ruante me armë.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi, në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukses të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet me teknologjinë bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të vijuar operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×