Pas incidentit të rëndë në ‘Lollapalooza’, reperi i njohur shfaqet me lëndime në fytyrë dhe jep lajmin e keq: Do të bëj pushim!

lil-durk-cover-2

Lil Durk do të marrë pak kohë pushum pas incidentit të ndodhur në festivalin ‘Lollapalooza’ që e la reperin me lëndime në fytyrë.

Durk postoi një foto të tij me fytyrën e fashuar, në atë që duket të jetë një institucion mjekësor.

“Për shkak të incidentit që ndodhi në Lollapalooza në Çikago në skenë, unë do të bëj një pushim dhe do të fokusohem në shëndetin tim. Përfundova performancën time dje për fansat e mi. Ju vlerësoj të gjithëve”- shkroi reperi krahas fotos.

Durk ishte në mes të performancës duke interpretuar vargun e tij nga rekordi i Pooh Shiesty “Back In Blood” kur pati një shpërthim tymi shumë afër tij në skenë. Më pas ai u ngrit duke fshirë dhe mbuluar fytyrën me këmishën e tij.

Pavarësisht incidentit ai vazhdoi të interpretonte vargun e tij nga Nardo Wick “Who Want Smoke??” Aktualisht është e paqartë nëse shpërthimi ishte planifikuar dhe Durk ishte thjesht në pozicionin e gabuar ose nëse incidenti ndodhi i paplanifikuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×