Tragjike në Mallakastër/ Ranë në pusin e ujit, si humbi jetën 28-vjeçari, shoku i tij rëndë. Plagoset dhe zjarrfikësi që i nxori (Video+Emrat)

Pusi

Tragjike rezultoi ngjarja në Mallakastër. Ka ndërruar jetë njëri prej dy burrave, që ranë në pusin e ujit në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.

Lajmi u bë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi, i cili raportoi se ka ndërruar jetë shtetasi Besnik Veliaj, 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku 38-vjeçari Veliaj dhe 33-vjeçari Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.

Ata janë nxjerrë me shenja jete nga pusi, por fatkeqësisht Besnik Veliaj ka ndërruar jetë në ambulancë, rrugës për në spital. Ndërkohë, siç raporton gazetari Kuçi për “BalkanWeb”, i plagosur ka mbetur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili kishte hyrë në pus për të nxjerrë dy burrat, që ishin banorë të fshatit.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×