“U prek edhe Marget, kemi qenë të mbyllura”/ Marina Vjollca tregon gjendjen shëndetësore pasi u infektua me koronavirus: Shumë dhimbje…

marina-vjollca-2

Moderatorja Marina Vjollca ka kaluar disa ditë të vështira së bashku me vajzën e saj Marget, pasi të dyja u infektuan me koronavirus.

Ditën e djeshme Marina tregoi se më në fund kishte rezultuar negative, ndërsa tregonte edhe testin me foto. Por ndjekësit e saj ishin kureshtarë në lidhje me gjendjen e saj dhe simptomat që ka pasur.

Kështu një ndjekës e ka pyetur moderatoren: “E kalove me vështirësi Covid 19, çfarë simptomash pate?”

Ndërsa moderatorja ka zbuluar simptomat dhe gjendjen e saj shëndetësore në një postim në Instastory.

“Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata 38-39”- shkruan Marina, e cila zbuloi gjithashtu se edhe vajza e saj Marget ishte infektuar.

“Po na zuri të dyjave bashkë, e kemi qenë të mbyllura deri sot në mëngjes”– tregoi Marina duke shtuar se është kujdesur vetë për të bijën për të mos rrezikuar pjesëtarët e tjerë të familjes.

Sakaq ju kujtojmë që moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë, Marget. Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë edhe shumë fëmijë tjetër pas Marget.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×