
Një aksident është regjistruar këtë të diel në Korçë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop..
Mësohet se 26-vjeçari K.G., ka aksidentuar 12-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë. Për pasojë është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë 26 vjeçari është shoqëruar në komisariat.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Arena e Lajmit