
Pas lajmeve se Shakira ka një mosmarrëveshje me tatimet dhe mund të përballet me një dënim të mundshëm me burg nëse nuk arrihet një zgjidhje, rrjeti dhe fansat kanë shpërthyer me memet në internet.
Siç pritej, akuzat e ngritura ndaj këngëtares kolumbiane kanë marrë reagime të shumta nga përdoruesit e mediave sociale. Shumë prej tyre kanë krijuar meme se do të hyjnë në burgun spanjoll për të liruar yllin e popit nëse ajo arrestohet.
Akuzat kanë shkaktuar më tej meme të tjera dhe video skeçe për këngëtaren. Shumica e kësaj përmbajtjeje bënin shaka se si ajo do të shpëtonte nga burgosja me aftësitë e saj në kërcim.
“Unë duke hyrë në burg për të shpëtuar Shakirën”
me breaking into spanish prison to free shakira pic.twitter.com/ijcNDNVfUq
— beysmelanin (@beysmeIanin) July 29, 2022
“Gjyaktësi: Duhet të paraqitesh!, Shakira:
Judge: You’re gonna have to serve…
Shakira: pic.twitter.com/D9Cbp5Qg11
— Saint Hoax (@SaintHoax) July 29, 2022
Meme të tjera të bëra tashmë virale tregojnë policë dhe punonjës të burgjeve, të cilët kërcejnë, ndërsa në sfon fansat kanë vënë këngët hit të Shakirës “Whenever, Wherever” apo “Hip don’t lie.”
“Rojet në koncertin e tyre VIP kur Shakira të këndojë nga qelia”
@dinsey.i #dinseyi #shakira #aftereffectseditor #fyp #xyzbca #fypage ♬ Whenever, Wherever – Shakira
“Qeveria spanjolle duke u munduar të kapin Shakirën”
@sainthoax #shakira ♬ original sound – Saint Hoax
“Rojet e burgut kur Shakira të nisë të këndojë”
@witnessandrea shakira sarai sempre famosa #shakira #perte #virale #fyp #perteee #galera ♬ Hips Don’t Lie (feat. Wyclef Jean) – Shakira
@fake_happiness.exe man that 15 millions tho💀💀 Credits to: @pootsfrozenyogurt #shakira #jail #viral ♬ Hips Don’t Lie (feat. Wyclef Jean) – Shakira
Pse Shakira rrezikon deri në 8 vite burg?
Këngëtarja po hetohet për mashtrim të mundshëm tatimor nga autoritetet spanjolle, të cilat dyshojnë se ajo mund t’i detyrohet shtetit spanjoll më shumë se 14 milionë euro taksa të papaguara.
Rasti lidhet me një periudhë gati trevjeçare midis 2012 dhe 2014 kur këngëtarja mendohej se kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës në Spanjë. Mësohet se Shakira ka udhëzuar avokatët e saj që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me autoritetet që do të shmangte skandalin e çështjes duke shkuar në gjykatë.
Nëse do të arrinte në gjykatë, dënimi me burg mund të ishte një atlernaltivë . Në mes të gjithë kësaj, duket se Shakira është në proces të ndryshimit të vendbanimit të saj të përhershëm në Miami, Florida.
Thuhet se ajo dëshiron të mbyllë këtë kapitull të jetës së saj dhe ta lërë pas edhe atë që ka ndodhur me Piquen.