
Thjesht quajeni Mrs. Incredible.
Kim Kardashian publikoi disa foto ‘hot’ në Instagram ku shihej e veshur me bikini të bardha poshtë një bluze ku shkruhej “The Incredibles” në shqip ‘e mrekullueshmja’. Me flokët bionde ende platin ajo dukej shumë seksi.
Mirëpo, vëmendje mori mbishkrimi i bluzës që mund të jetë një referencë për ish-burrin Kanye Westin, i cili e ka krahasuar familjen e tij me superheronjtë e ekranit të madh në shumë raste – madje duke përmendur filmin e Pixar si arsyen që ai ra dakord për rrëfimin e tij të parë në “Keeping Up With the Kardashians”.
“Kjo intervistë është për shkak të filmit ‘The Incredibles’. Fillon me intervistat. Superheronjtë japin intervista,” tha ai në 2019. “Gruaja ka një prapanicë të madhe,” vazhdoi West, “dhe unë thjesht e shoh jetën tonë duke u bërë gjithnjë e më shumë si “The Incredibles” derisa më në fund mund të fluturojmë.”
Duket se Kim i ka marrë për zemër fjalët e ish-it të saj në muajt që nga ndarja e tyre, duke përqafuar plotësisht rolin e saj si Elastigirl me zgjedhjet e saj të modës. Në fillim të këtij viti, 41-vjeçarja veshi një bluzë me stampa flakësh me doreza lëkure të kuqe, një fund lëkure të kuq dhe “pantashoes” e saj të dashur Balenciaga, duke u dukur sikur ishte gati për të luftuar krimin – dhe duke nxitur krahasime me ‘Incredibles’.