“Do të mbajë mbiemrin e bashkëshortit”/ Zbulohet certifikata e martesës e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto)

jennifer-lopez-ben-affleck-13

Vetëm disa javë pas martesës së tyre në ‘Little White Wedding Chapel’ në Las Vegas, certifikata e martesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është zbuluar.

Dyshja patën një dasmë surprizë më 17 korrik dhe dokumenti nga Zyra e Nëpunësve të Qarkut Clark konfirmon se ata ishin martuar nga pastori Ryan Wolfe dhe se dëshmitari i tyre kryesor ishte Kenosha Booth.

Certifikata e martesës konfirmon gjithashtu se J-Lo “dëshiron të mbajë mbiemrin e aktorit, duke u quajtur ‘Jennifer Affleck’ pas martesës”.

Dyshja fillimisht u fejuan në vitin 2002, dhe kishin plane për tu martuar por pas dy vitesh ata u ndanë. Ata u ribashkuan dy dekada më vonë dhe Affleck i propozoi martesës kur ajo po bënte një banjë.

“Të shtunën mbrëma, në vendin tim më të preferuar në botë, dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më kërkoi dorën”, tregoi Jennifer në gazetën e saj, siç raportohet nga revista PEOPLE.

“Mbeta pa fjalë. Pastaj më pyeti. Sigurisht që thashë “po”!”.

Kjo ndodhi kur ata shkuan në Las Vegas dhe bënë një dasmë të papritur, megjithëse tani po planifikojnë një festë të madhe ku do të festojnë martesën e tyre me familjarët dhe miqtë.

Për këtë, ata thuhet se kanë punësuar Colin Cowie , i cili është emëruar  si planifikuesi numër një i dasmave nga Vogue.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×