Brad Pitt flet për rolin e Ana de Armas si Marilyn Monroe: Ajo është fenomenale

brad-pitt-bullet-train-premiere-ana-de-armas-blonde-080222-429967dbce6e4d3fbc674aebda5588c8-2

Brad Pitt ka vetëm fjalë të mira për Ana de Armas. Si producent në filmin e ardhshëm për Marilyn Monroe, ‘Blonde’, ai e vlerësoi aktoren duke thënë se e ndihmoi projektin të realizohej.

Ajo është fenomenale,” tha ai në një intervistë për ET. “Ky është një rol i vështirë për tu luajtur.”

‘Blonde’, i cili përshkruan arritjet më të larta të karrierës dhe jetën personale të Monroe, do të shfaqet në Netflix më 28 shtator. Në filmin, i cili bazohet në romanin bestseller të Joyce Carol Oates, luajnë gjithashtu Adrien Brody, Xavier Samuel, Julianne Nicholson, Lily Fisher, Evan Williams, Toby Huss, David Warshofsky, Caspar Phillipson, Dan Butler, Sara Paxton dhe Rebecca Wisock. Ai drejtohet nga Andrew Dominik, të cilin Pitt e quan “një mik të vjetër”.

“Ishin 10 vjet përgatitje,” tha Pitt për projektin. “Ana na erdhi në ndihmë për të përmbushur qëllimin tonë dhe ta përfundonim.”

Pitt foli me ET në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të fundit, ‘Bullet Train’. Filmi do dalë në kranin e madh më 5 gusht. Performanca e yllit në ‘Bullet Train’ përbën një territor të ri për aktorin e mirënjohur, pasi është një komedi-aksion.

|Artikuj që mund t’ju interesojnë:

– Brad Pitt flet si rrallëherë për fëmijët e tij dhe Angelina Jolie: Më bën për të qarë…

– Tha se ishte në fund të karrierës si aktor, Brad Pitt sqaron deklaratën e bujshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×