Çudia me Dukën, përfaqësohet në gjyq nga avokati i personit që akuzohet se i vuri tritolin në derë

Një rastësi e çuditshme ka dalë në pah në ditët e fundit sa i përket gjyqeve të presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka, i cili përballet me akuzat e manipulimit të zgjedhjeve që i sollën mandatin e 6 në krye të institucionit të futbollit në vendin tonë.

duka

Në gjyqin e Dukës kundër Dritan Shakohoxhës për manipulimet gjatë procesit zgjedhor tre muaj më parë, sipas shkresave rezulton se përfaqësuesi ligjor i tij është avokati Ilia Ilia. Ky i fundit po merret me të gjitha çështjet për të cilat është akuzuar Duka dhe të cilat kanë përfunduar para gjykatave në Tiranë të cilat fillimisht dhanë vendime kundër tij.

Por i njëjti avokat, Ilia Ilia, rezulton të jetë avokati mbrojtës edhe i Arlen Hasanajt. Ky i fundit, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit si i dyshuari për ngjarjen që bëri bujë asokohe për një sasi tritoli të vendosur në derën e banesës së Dukës, pikërisht në fillimin e fushatës zgjedhore.

banesa-armand-duka-djali-me-kapuc-tritol-433x300

Një ngjarje e çuditshme, që nuk ka gjetur ende zgjidhje para gjykatës e që padyshim bëhet edhe më e mistershme tani që avokati përfaqëson si të akuzuarin për krimin, ashtu edhe viktimën.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×