
Në konferencën për media që ka realizuar në Prishtinë ditën e sotme, pak orë para nisjes së ‘Sunny Hill Festival’ Dua Lipa u shfaq krah babait të saj, Dukagjin Lipa, dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ky i fundit teksa ka vlerësuar kontributin që ky Festival i sjell promovimit të kryeqytetit të Kosovës, i ka bërë edhe një dhuratë simbolike 26-vjeçares. Ai i ka dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Fron’ në ar të bardhë 4000-vjeçar.
Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore. Dua Lipa në anën tjetër u shpreh entuziaste për performancën e saj Prishtinë, e cila do të jetë e treta me radhë në Parkun e Gërmisë.
Dua u shfaq shumë elegante në konferencën për shtyp e veshur me një këmishë të gjatë të bardhë me vija të zeza dhe një palë çizme të bardha. Ajo i kishte lënë flokët e drejta dhe të lëshuara dhe kishte bërë një makeup krejt natyral.
View this post on Instagram
Dua do performojë mbrëmjen e sotme në Festival krah disa emrave shumë të njohur të muzikës shqiptare e asaj ndërkombëtare. Ajo premtoj një performancë të veçantë dhe tha se ka menduar gjithë ditën për të e po ashtu u shpreh se veshjet do jenë të veçanta dhe simbolike.
Mezi po presim!