“Finalja as u anulua e as nuk shkoi në Athinë apo Beograd”, Veliaj për Dukën: Jorganin për një plesht nuk e djeg

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka qenë sot i ftuari i emisionit ”Kjo javë” në “News 24”, ku ka komentuar ngjarjet më të fundit në kryeqytet e jo vetëm. Sigurisht, në bashkëbisedimin me gazetaren Nisida Tufa, gjithçka filloi me organizimin e eventit historik, finales së Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord që u zhvillua këtë të mërkurë në kryeqytetin shqiptar.

veliaj 1

“Së pari doli ajo që parashikohej as nuk u anulua as nuk shkoi në Athinë apo Beograd. Kushdo që vë bast kundër Shqipërisë e ka të humbur. Ne do ecim përpara. U ndjeva mirë që tifozët ngelën të kënaqur. Besoj që nëse ne vetë nuk flasim mirë për vendin tonë, unë jam vetë kritiku më i madh, por a ka bërë ky vend progres? Ky vend nuk është perfekt por ka bërë progres. Tirana, policia doli faqebardhë. Policia ka gjurmuar në bashkëpunim me atë holandeze e romane tifozët që kishin blerë tela, thika, dara në markete. Merremi me majën e ajsbergut dhe nuk tregojmë mirënjohje. Tirana doli që ishte më e pastër se Roma.

Besoja që konflikti do të ishte shumë herë më i madh, pak orë më vonë do të ketë një ndeshje në Paris. Parisi fan zonat i kishte 13 dhe 17 km larg stadiumit. As qyteti nuk kishte dekor dhe as nuk ishin përgatitur për ndeshjen. Tirana ku pritshmëritë nuk ishin të larta, ia tejkaloi Shkupit. Krybashkiaku i Shkupit më tha që nuk kemi bërë as 1 të 100 e Tiranës. Këtu bëhet një derbi klasik i kryeqytetit dhe ka konflikt, ndaj frika ishte e madhe. Ne e kemi vuajtur inferioritetin ndaj të huajve. Tani kemi një polici që nuk pyet se nga je por nëse bën gabime deportohesh. Rrugaçët e deportuar ishin çlirim nga kompleksi i inferioritetit. Me dinjitet dhe pa modesti, jemi kryeqytet europian. Kemi ngritur një stekë por duhet ta mbajmë.

Kemi një mori heronjsh që nuk veshin pelerina. Hero është çdo polic dhe shumë prej tyre, edhe në Roterdam pati 78 të arrestuar, më shumë pra edhe se në Tiranë. Dhuna që është monopol i policisë, shkopi i gomës, arrestimi, janë monopol i shtetit, fakti që kishim më shumë policë të dëmtuar, është që deri në fund policia ishte e rezervuar në përdorimin e dhunës.

Edhe qytetarët ishin heronj. Pastruesit e Tiranës bënë një punë që unë i përulem. Qytetarët nuk gjetën një pikë pluhur dmth që arritëm nivelin e dinjitetit urban”, u shpreh Veliaj.

Më pas, ai foli edhe për përplasjet e tij me kreun e FSHF-së,. Armand Duka. “Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë. Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon. Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht, unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet, ato të mos vidhen”, tha Veliaj.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×